Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin ka thënë se ndaj sulmeve mbi kryeministrin Aleksandër Vuçiq nga Hashim Thaçi dhe Zoran Zaevit, tani u është bashkuar edhe Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net.
Vulin e ka quajtur kriminel Haradinajn, duke thënë: “si çdo kriminel i cili nuk dënohet për krime dëshiron që ato të përsëritën”.
“Ditë më parë Vuçiq u sulmua nga Thaçi dhe Zaevi dhe tani me ta u bashkua edhe Haradianj. Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë nuk është armik i shqiptarëve, por për terroristët dhe kriminelët është”, ka thënë Vulin për Tanjug. /Lajmi.net/