Vulin: Evropa nuk po punon për ta parandaluar ‘Shqipërinë e Madhe’

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se Evropa është duke e nënvlerësuar rrezikun e idesë së “Shqipërisë së Madhe”.

“Precedenti që kanë dhënë disa shtete perëndimore duke e njohur shtetësinë e Kosovës, kurse në anën tjetër duke injoruar interesat e Serbisë, është një rrezik i madh për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan, por edhe në gjithë Evropën”, u shpreh Vulin, shkruan Tanjug.

Ai tutje ka folur edhe për atë se kjo situatë mund të dërgojë në hapjen e një konflikti.

“Favorizimi i ideve nacionaliste të Shqipërisë së Madhe se zgjerimi i saj duhet të kryhet në zonat ku jetojnë serbet, në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një konflikt. Evropa nuk është duke punuar që ta parandalojë konceptin e “Shqipërisë së Madhe”, dhe janë duke e nënvlerësuar rrezikun nga ajo”, tha Vulin.

“Sfidat e sigurisë janë të përbashkëta për ne, por përgjigjet ndaj tyre shpesh nuk janë,” u shpreh ai, duke përfunduar prezantimin e tij.

Konferenca ka për bazë sigurinë ndërkombëtare, dhe në të po marrin pjesë përfaqësues të 96 shteteve, ministra të mbrojtjes dhe zyrtarë ushtarakë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme