Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se Ramush Haradinaj dëshiron që të mos pajtohet me marrëveshjet e Brukselit dhe të negociojë çështjet që nuk mund të negociohen.
“Marrëveshja e Brukselit është më se e qartë. Ajo është e nënshkruar me kompetenca shumë të qarta dhe precize se çka është Asociacioni i komunave serbe , dhe se nukm është kurrëfarë OJQ-je, transmeton Klan Kosova.
“Haradinaj është në dijeni të një fakti tjetër se marrëveshja e Brukselit nuk punon në përfitim të pavarësisë së Kosovës dhe se do të bëjë gjithçka që mundet që Marrëveshja e Brukselit të pengojë zbatimin e saj” tha Vulin, transmeton Klan Kosova
Kjo deklaratë e tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj asaj të shefit të ekzekutivit kosovar i cili tha se populli i Kosovës pret nga Serbia që në fund të dialogut, Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
“Dialogu për ne ka kuptim vetëm nëse ndodh kjo”, ka thënë Haradinaj.