Vulin: Kush nuk i përgjigjet ftesës së Vuçiqit largohet nga partia

Kush nuk i përgjigjet thirrjes së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të jetë më anëtar i Lëvizjes së Socialistëve – tha sot ministri i Punëve, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë njëherit kryetar i kësaj partie, Aleksandar Vulin.

Të gjithë anëtarët e PS-së nga Kosova pritet t’i përgjigjen ftesës ka thënë ai duke e përsëritur deklaratën e djeshme sipas së cilës Qeveria në Prishtinë duhet të bie.transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë për herë të parë është deklaruar për “luftën” e cila po zhvillohet qe disa ditë në mes të partnerëve të koalicionit në Listën Serbe.

Vuçiq i ka ftuar në takim të gjithë përfaqësuesit serbë në Kosovë i cili takim do të mbahet të hënën në orën 09:00 të mëngjesit.

“I vlerësoj përpjekjet e Aleksandar Vuçiqit që uniteti i shkatërruar në mesin e serbëve në Kosovë dhe Metohi të rregullohet dhe forcohet. Lëvizja Socialiste është aleati më besnik i SNS dhe Aleksandar Vuçiqit, dhe për këtë arsye politika shtetërore e Kryeministrit nuk mund të jetë subjekt i një dallimi ose mosmarrëveshjeje” tha Vulin tnë një deklaratë me shkrim dërguar mediave të Beogradit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme