Ministri i mbrojtjes serb, Aleksandar Vulin ka kërkuar nga Lista Serbe që ta rrëzojë qeverinë e Kosovës, nëse nuk formohet bashkësia e komunave me shumicë serbe.
Ai në Tv Pink tha se marrëveshja e Asociacionit është arritur në Bruksel, dhe nga ajo nuk do të ndryshohet asnjë pikë.
“Nëse Prishtina nuk është në gjendje ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin, atëherë Lista Serbe duhet ta rrëzojë qeverinë”, tha Vulin, transmeton lajmi.net
“Nëse ata nuk janë në gjendje ta mbajnë fjalën, atëherë duhet të ketë zgjedhje. Asociacioni është marrëveshje e Brukselit, dhe nuk mund të rinegociohet”, tha ministri serb.
Sipas Vulinit, nëse ndërkombëtarët nuk reagojnë atëherë Serbia duhet ta shqyrtojë pozicionin e saj.
Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së djeshme tha se Asociacioni duhet të themelohet.
Madje paralajmëroi që nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, do të shqyrtohet edhe dialogu Kosovë-Serbi.