Punë për autoritetet e Maqedonisë është se si do ta drejtojnë vendin e vet, por ato duhet ta dinë se për ne është me shumë rëndësi që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit, deklaroi sot ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.
“Edhe Maqedonia e çdo vend tjetër duhet ta dijë se për ne çështja e UNESCO-s dhe hyrja e Kosovës në Interpol është me rëndësi shumë të madhe dhe ne mendojmë se Kosova nuk mund dhe bën të jetë pjesë e atyre organizatave”, citojnë mediat serbre Vulinin, transmeton koha.net.
Vulin ka shtuar se të gjitha ato vende që e dinë këtë, kuptohet se “marrëdhëniet tona në masë të madhe do të bazohen në këtë”.
“Ne duhet t’i kemi para sysh interesat tona dhe që miqtë tanë duhet të sillen kështu”, ka thënë Vulin.
Ai mendon se autoriteteve e maqedonase u takon të udhëheqin politikën e vendit të vet, se Serbia askujt s’i vë pengesa që vetë dhe në mënyrë të pavarur të vendosin në vendin e vet, sepse Serbia nuk lejon që të tjerë të vendosin në emrin e saj.
“Kështu duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e pushteti në Maqedoni, por ato duhet ta dinë se për ne është shumë me rëndësi q Kosova të mos jetë anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit.