“Çfarëdo lëvizje e kufijve në Ballkan dërgon drejt luftës, dhe jo vetëm në Ballkan” ka thënë Paddy Ashdown
Ministri i mbrojtjes së Serbisë dhe lider i Lëvizjes socialiste Aleksandar Vulin një një deklaratë me shkrim ta reguar ndaj fjalëve të ish-përfaqësuesit të lartë për BeH Paddy Ashdown se tregimet mbi ndryshimet e kufijve të Kosovës janë “shumë, shumë të rrezikshme”, transmeton gazetametro.net.
“Ku i kishte Ashdown mendët në të 90-tat kur e shkatërruan Jugosllavinë, apo në 2008 kur e njohën Kosovën? A do të thotë kundërshtimi i tij përkufizimit se pendohet pse para kamerave në Kosovë u jepte këshilla terroristëve të UÇK-së se si të luftojnë kundër serbëve dhe të tentojnë ta shkëpusin Kosovën dhe t’i ndryshojnë kufijtë”, ka thënë Vulin sipas shtypit serb.
Vulin ka vazhduar reagimin me retorikën e njohur të Serbisë të vitete të 90-ta se serbët nuk janë fajtorë për luftat në ish-Jugosllavi dhe, duke harruar tmerret që kanë shkaktuar serbët në Kosovë, flet për “agresionin” e NATO-s, si fajtor për ndryshimin e kufijve:
“Përkufizimi me Shqipërinë e madhe nuk është shkak i luftave në Ballkan, por është pasojë e agresionit të NATO-s në RF të Jugosllavisë, pastrimit etnik të serbëve në Kosovë dhe njohjes së Kosovës në vitin 2008. Shkaku i ndryshimit të kufijve janë luftat të cilat serbët nuk i kanë bërë e as kërkuar, e jo paqja të cilën kryetari Vucic po përpiqet ta ruajë për gjeneratat e reja”, ka thënë Vulin.
Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjë e Hercegovinën dhe politikani i njohur britanik, Paddy Ashdown, ka thënë këto ditë se e konsideron si jashtëzakonisht të rrezikshme idenë për ndryshimin e kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për “Dnevni Avaz” ai ka thënë se ka folur edhe me disa politikanë evropian lidhur me këtë temë.
“Çfarëdo lëvizje e kufijve në Ballkan dërgon drejt luftës, dhe jo vetëm në Ballkan” thotë Ashdown.
Ai thotë se ndryshimi i mundshëm i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të nxiste edhe vendet tjera ta bëjnë të njëjtën gjë.
“ Çfarë do të ndodh me Vojvodinën. A mendoni ju se shqiptarët e Maqedonisë dhe në Mal të zi do të rrinë të qetë? Çfarë për ata që jetojnë në Sanxhak? Dhe përfundimisht çfarë do të ndodh me Bosnjën dhe Hercegovinën?”