Vullnetarët e Kryqit të Kuq – Kërçovë, ofrojnë punime me rastin e Shën Valentinit

Në një pazar në qendër të Kërçovës, vullnetarët e Kryqit të Kuq sot kanë ofruar punimet që i kanë bërë javën e kaluar me rastin e Shën Trifunit dhe Shën Valentinit.

– Advertisements –

Mjetet e grumbulluara nga shitja e produkteve do të dedikohen për një familje me gjendje të rëndë sociale.

“Tradicionalisht, çdo vit për festën e të dashuruarve dhe ditën e verës ne përgatisim produkte që më pas u’a ofrojmë bashkëqytetarëve në një market, të cilin e organizojmë në këtë festë. Pjesëmarrja ishte e madhe dhe shumica e punimeve tashmë janë shitur. Deri në fund të ditës presim që edhe pjesa tjetër e bashkëqytetarëve tanë t’i bashkohen këtij tregu të shitjes, tha Anastasija Dejanoska, vullnetare e Kryqit të Kuq nga Kërçova.

Sipas Dejanoskës, edhe me këto mjete modeste, jeta e atyre familjeve që janë në gjendje të rëndë ekonomike do të jetë së paku pak më e mirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme