VV, bashkë me LDK-në dhe deputetët e dorëhequr, synon hetimin e SHIK-ut

8 pika të cilave Lëvizja Vetëvendosje po synon t’u japë përgjigje lidhur me veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Për shërbimin, zyrtarisht të shuar në vitin 2008 nga udhëheqësi i saj, tani kryetar i PDK-së e i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e komisionit hetimor, raporton KTV.

Sipas deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, suksesi i iniciativës varet nga votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haxhiu ka shprehur bindjen se 12 deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur do të qëndrojnë prapa nënshkrimeve që i kishin dhënë, derisa ka bërë të ditur se kanë nisur kontakte edhe me LDK-në për këtë iniciativë.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit.

E deputeti i PDK-së, ish-anëtar i deklaruar i SHIK-ut, Bekim Haxhiu, i ka thënë KTV-së se kur të vijë në Kuvend iniciativa, do t’i japin përgjigje.

“Lypshin SHIK, SHIK kem me i rras”, ka përsëritur fjalët e Kadri Veselit, deputeti Haxhiu.

Njohësit e punës së Kuvendit, tani e shohin të arritshëm synimin e LVV-së për t’i mbledhur 40 nënshkrimet, por janë skeptikë në rezultatet që mund të nxjerrë komisioni.

Edhe intensiteti i punës së Kuvendit është larg pritjeve, kujton Artan Murati, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, duke përmendur se deri tani janë arritur të miratohen vetëm 8 ligje. E vazhdimësia e punës së tij do të varet në masë të madhe nga çështja e demarkacionit.

Përndryshe, në dy tentimet e kaluara, Vetëvendosje kishte arritur të mbledhur një herë 27 nënshkrime e më pas gjithsej 38.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme