VV deklarohet për seancën e jashtëzakonshme, tregojnë nëse do të votojnë për platformën shtetërore për dialog

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, se do të jenë prezent në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ku në rend të ditës janë dy pika, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Dhe shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Po ne do të marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme, do t’i shprehim qëndrimet tona. Ndërsa sa i përket votimin nuk besoj se do të jemi prezent”, tha Nagavci për “Gazeta Blic”.

Deputetja e VV: Arbërie Nagavci

Seanca e jashtëzakonshme ishte paraparë të nis në ora 09:00, mirëpo në mungesë të deputetëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dhënë pauzë 15 minuëshe.Kjo seancë e jashtëzakonshme e paralajmëruar për orën 9:00.

Pjesmarrjen në seancën e jashtëzakonshme e kanë konfirmuar edhe dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demorkatike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme