Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth bashkimit opozitar, më konkretisht rreth bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sveçla ka thënë se Kosova ndodhet para një rreziku të madh, dhe duhet të arrihet konsensus për këtë çështje mes partive.
“Kosova ndodhet para një rreziku jashtëzakonisht të madh. Thaçi po ju bindet kërkesave dhe dëshirave të Serbisë me të cilat ne do humbim territor, dhe nëse kjo ndodhë atëherë është humbje pa kthim.