- Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetes Albulena Haxhiu, sot i ka dërguar letër zyrës së Presidentit të vendit, ku i ka kërkuar të mos e emërojë si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Labanin, pasi i njëjti ishte dënuar si pjesë e një grupi kriminal.
Me këtë rast, VV ka kujtuar nenin 114 paragrafin 1 të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë…”
VV thotë se ka bërë përpjekje që të ndalte votimin e këtij gjyqtari, por nuk kishte arritur të ndalë votimin pro.
Në njoftimin e kësaj partie theksohet se nëse Presidenti nuk e kthen vendimin e Kuvendit, “që përmban shkelje të rëndë të Kushtetutës, do t’i hapet rrugë delegjitimimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese”.
Laban u votua në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar.