VV-ja s’do të jetë pjesë e takimeve të Hotit për dialogun

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në diskutimet me Qeverinë rreth dialogut me Serbinë.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari për media i kësaj partie, Arlind Manxhuka, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka treguar se letra Kurtit për pjesëmarrje në diskutime i kishte ardhur para dy ditësh.

“Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet”, shkruan ai, duke treguar se letrës partia nuk i është përgjigjur fare, pasi që “nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka paralajmëruar të enjten, gjatë vizitës në ASHAK se “do të themelohet forumi me liderët politikë, të të gjitha partive politike, ndërkaq brenda zyrës së kryeministrit do të formohet Këshilli i ekspertëve, ku do të ketë gjithëpërfshirje”.

“Do të kërkoj nga Kuvendi të themelojë komision parlamentar për dialog të cilin duhet ta udhëheq opozita. Gjithçka transparente që nuk bisedohet prapa dyerve të mbyllura”, kishte thënë Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme