VV: Kërkesa e Apostolovës do të ishte skandal në vendet demokratike

Pas dy subjekteve opozitare AAK dhe Nismës edhe Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar ashpër kërkesën e shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova që Gjykata Kushtetuese të rishqyrtoj edhe njëherë vendimin për Marrëveshjen për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Vetëvendosje konsideron se një kërkesë e tillë do të ishte skandal në ndonjë vend tjetër demokratik.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë për lajmi.net se janë ndërkombëtarët ata që vazhdimisht kanë kërkuar që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të mos komentohen, ndërsa tani kërkojnë që të bëhet rishqyrtimi i një vendimi.

“Ne gjithnjë kemi kundërshtuar ndikimet indirekte mbi Gjykatën Kushtetuese, si nga vendoret poashtu edhe ndërkombëtaret. Deklarimi i Apostoloves është ndërhyrje direkte në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Janë ndërkombëtaret ata që në vazhdimësi kanë thënë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen pra janë të obligueshme ndërsa sot flasin për rishqyrtim në të cilin thuhet se janë shkelur 23 nene të Kushtetutës dhe sipas kësaj ajo marrëveshje s’ka asnjë fuqi pra “Zajednica” ka vdekur”, ka deklaruar Haxhiu.

Më tej, deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se një deklaratë e tillë do të ishte skandal në vendet demokratike.

“Jam e bindur që deklaratat e tilla, pra për rishqyrtim të vendimeve të Gjykatës, do të përbënin skandal kudo në vendet demokratike. Ndërhyrja në këtë institucion nuk është vlerë e Bashkimit Evropian”, është shprehur Haxhiu.

Përndryshe, Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj lidhur me kushtetutshmërinë e Marrëveshjes për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në përputhje të plotë me 23 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ka sqaruar se çka cilat kompetenca nuk guxohet t’i jepen këtij Asociacioni. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme