VV: “Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj”

Lëvizja Vetëvendosje ka renditur dëmet që sipas tyre kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ia ka sjellur Kosovës nga marrëveshja që u nënshkrua në Washintgon.

Sipas tyre kryeministri  tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj, përcjell Klan Kosova.

Postimi i plotë:

Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj.

Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.

Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.

Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”.

Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme