Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar që kërcënuesi i Arbana Xharrës, Betim Aliu i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës të jetë aktivist i kësaj partie.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka thënë se Aliu nuk është as anëtar e as aktivist në asnjë pikë apo qendër të VV-së.
“Lajmi i Express’it se kërcënuesi i Arbana Xharrës në rrjetet sociale, Betim Aliu, është aktivist i VV-së, është i pavërtetë e tendencioz. Ndonëse mund të jetë edhe votues a simpatizant i yni, Betim Aliu nuk është as anëtar e as aktivist në asnjë pikë apo qendër të VV-së”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Hoti ka dhënë vërejte edhe për Policinë e Kosovës,e cila sipas tij,po arreston këdo që kërcënon zyrtarët e PDK-së në FB, nuk po e bën të njëjtën me ata që kërcënojnë zyrtarët e VV-së, siç ishte rasti me kërcënuesin e Dardan Molliqajt, vëllai i të cilit ka pozicion të lartë në Polici. /albeu.com/