VV në Podujevë kritikon qeverisjen e lokale për mostransparencë

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kritikuar qeverisjen komunale të Podujevës për mostrasparencë, duke thënë se edhe pse Kuvendi Komunal e ka miratuar një Plan për këtë çështje, ata nuk presin se do të ndryshojë gjendja sa i përket transparencës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltari i LVV-së, Bajram Ajeti, thotë se komunarët nuk lejojnë as qasje në dokumente publike.

“Së pari nuk lejohet qasje në dokumente publike, që paraqet shkelje të Ligjit për qasje në dokumente publike dhe nenit 41 të Kushtetutës. Pastaj kryetari ka mbajtur vetëm një takim me qytetarët, etj”, ka thënë Bajram Ajeti. “Me këtë logjikë të keqqeverisjes nuk pritet që të ketë transparencë as pas miratimit të këtij plani. Ne sugjerojmë që të zbatohet Ligji i vetëqeverisjes lokale, Ligji mbi qasjen në dokumente publike dhe veçanërisht parimi i transparencës”, shtoi ai.

Plani për transparencë në Komunën e Podujevës për periudhën 2019-2023 është miratuar pa ndonjë debat në seancën e fundit, pasi opozita e kësaj komune e kishte braktisur mbledhjen, për shkak të injorimit të organit legjislativ nga ana e kryetarit Agim Veliu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme