VV pret ekspertë ligjorë nga Shqipëria e Zvicra për obduksionin ndaj Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.

Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ i VV-së, i pyetur nga gazetari i koha.net në lidhje me obduksionin ndaj të ndjerit, ka thënë se gjasat janë që të vijnë ekspertë të mjekësisë ligjore nga Shqipëria është nga Zvicra.

“Mundësitë janë që të ketë ekspertë ligjorë nga Shqipëria, duke mos përjashtuar se mund të ketë edhe nga Zvicra. Por, me shumë gjasë do të jenë nga Shqipëria”, ka thënë Molliqaj, raporton Koha.net.

Ai ka thënë se kjo po bëhet me kërkesë të familjes Dehari për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna ditën e djeshme nga zyrtarë të institucioneve të sigurisë.

“Kemi një kolapsim të institucioneve në vend. Por ky është rast i rëndë dhe deklarata kontradiktore janë shumë dyshuese për ne. Ne kemi dilemat tona pasi në Kosovë shteti është i kapur. Mendoj se prezenca e ekspertëve ligjor të huaj do ta rriste kredibilitetin në këtë rast dhe assesi nuk do ta ulte”, shtoi Molliqaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme