VV: Prokuroria dhe Autoriteti i Konkurrencës të hetojnë dhënien e kiosqeve në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për çështjen e dhënies së kiosqeve në kryeqytet.

tyre, ky proces është duke u përballur me parregullsi të vazhdueshme dhe shkelje të ligjit. Për këtë ftuan Prokurorinë dhe Autoritetin e Konkurrencës që të hetojnë.

Deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli në një konference për media tha se njoftimi për dhënie të kiosqeve është në kundërshtim me ligjin, pasi nuk është formuar asnjë komision për ankesa dhe ky i shkon në favor vetëm kompanive të mëdha, përcjell ksp.

Sipas saj, kohëve të fundit të gjithë tenderët kryhen shpejt dhe më heshtje, ndërsa në projektet më të mëdha po ka zvarritje.

“Nuk janë respektuar disa ligje. Për aq sa kemi informacion komuna nuk ka bërë asnjë analizë dhe janë anashkaluar disa faza”, tha ajo.

Ndërkaq, kryetari i Qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia tha se kriteret e vendosura janë diskriminuese dhe se në këtë formë vetëm sa nuk janë shpallur emrat e fituesve.

Për këto parregullsi, Vitia ftoi prokurorinë që të hetoi këtë rast dhe Autoritetin e Konkurrencës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme