VV: Të rinjve prej 16 vjeç do t’u jepet e drejta e votës

Lëvizja Vetëvendosje do të kërkojë që e drejta e votës tu takojë të rinjve nga mosha 16 vjeçare, për dallim nga ligji i tanishëm, që u njeh të drejtën e votës atyre vetëm prej momentit që mbushin 18 vjet.

Ky është njëri nga 40 prioritetet e Lëvizjes Vetëvendosje, të paraqitura me rastin e prezantimit të prioriteteve për zgjedhjet e 11 qershorit nga anëtarja e kësaj partie, Albulena Haxhiu.

“Të rinjve dhe të rejave nga mosha 16 vjeçare do tu jepet apo do tu njihet e drejta e votimit. Duke pasur parasysh që vendi ynë ka një popullatë në moshë të re, ne konsiderojmë që kjo moshë e re të shprehet dhe të angazhohet publikisht”, tha Haxhiu, shkruan gazetametro.net

Prioriteti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje është ndryshimi i ligjit të referendumit.

“Një mori çështjesh jetike për vendin janë trajtuar pa vullnetin e qytetarëve tanë, ndërsa pasojat kanë rënë mbi ta çdo qytetar duhet të gëzojë të drejtën për të kërkuar dhe realizuar referendum”, tha Haxhiu.

11 prej prioritete të Vetëvendosjes kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.

Haxhiu përmendi si prioritet edhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe zvogëlimin e të ardhurave të deputetëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme