Walker për përçarjen brenda VV-së: Nuk e di a është lajm i keq apo i mirë

Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker, ka folur për përçarjen që po ndodh kohëve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Walker, që po qëndron në Kosovë në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka deklaruar se nuk di shumë për ndarjen brenda VV-së, por se mbase në afatgjatë kjo ndarje mund të jetë diçka e mirë.

“Nuk kam shumë njohuri, por kam kuptuar që ekziston një ndarje. Nuk e di a është lajm i keq, disa më thonë se ndoshta në afatgjatë duhet të ndodhë kjo”.

“Më duket se ka dallim filozofike, ndoshta ka edhe dallime personale”.

“Vetëvendosje është një parti politike që është rritur shumë shpejt dhe ka funksionuar shumë mirë dhe në diasporë kanë një emër të mirë, por ata nuk po e kuptojnë mjaftueshëm këtë ndarje; prandaj nuk e di a është e mirë, apo jo, por po ndodh”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme