Por, The Washington Diplomat duke shkruar për Clinton-in i cili me veprimet e tij Kosovës ia siguroi pavarësinë, tani thekson se për të fituar pikë në Shtëpinë e Bardhë Kosovës i duhet një statujë e artë e Trump-it.
“Këto ditë, ndoshta një statujë e artë e Donald Trump-it ose së paku një Hotel Trump – mund të ishte më i dobishëm kur është për të siguruar mbështetje në Shtëpinë së Bardhë”, shkruan Washington Diplomat.
“Në fakti, askush nuk e di nëse Presidenti do të merret me Ballkanin ose se a do të merret fare me ta, duke pasur parasysh mungesën e ndjeshmërisë ndaj detajeve, admirimin e tij ndaj Presidentit Putin, dhe qasjen armiqësore ndaj NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara”, shkruan The Washington Diplomat