Mediet e mëdha botërore raportojnë se si Greqia mori vendim të mërkurën për të zgjeruar ujërat e saj territorialë nga 6 në 12 milje detare në pjesën perëndimore.
Gazeta amerikane, Washington Post shkruan se vendimi u mor nga parlamenti me 284 vota pro dhe asnjë kundër.
Të gjithë partitë, përveç asaj komuniste u bënë bashkë për të dyfishuar ujërat në detin Jon.
“Turqia thotë se një zgjerim i ujërave territoriale greke në lindje do të konsiderohet një akt lufte, duke argumentuar se ishujt grekë do të bllokojnë eksesin e saj në Egje. Përplasja e vazhdueshme mes dy vendeve është nxitur edhe prej zbulimit të sasive të mëdha të gazit në Mesdheun lindor gjatë viteve të fundit,” shkruan gazeta.
Pavarësisht zgjerimit të Greqisë drejt Shqipërisë, Ankaraja ka paralajmëruar se nuk do ketë ndryshim të pozicionit të saj.