Gazeta prestigjioze e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, The Washington Post, ka njoftuar rreth nismës për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Parlamentin e Kosovës.
Washington Post njofton edhe për kundërshtimin e madh në këtë çështje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gazeta citon fjalimin e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.
“Më duhet ta them se jam shumë i zhgënjyer që kjo gjë erdhi nga askund në këto ditët e fundit, pa kurrfarë debati publik për këtë çështje thellësisht të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Kjo është e turpshme nga këndvështrimi im”.
“Nëse kjo iniciativë do të ketë sukses, atëherë do të ketë edhe implikime jashtëzakonisht negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Europës. Do të konsiderohet nga SHBA si thikë pas shpine, Kosova do të zgjedhë izolimin, në vend të bashkëpunimit dhe e urrej ta them se do të kthehet ora prapa për Kosovën”, pohoi, pos tjerash, Delawie.