Wesley Clark ‘godet’ Serbinë, mediat atje reagojnë ashpër

Wesley Clark ka dërguar porosi për Serbinë duke deklaruar se “mënyra e vetme e juaja për dalje nga kultura e shekullit 19 është të bashkëngjiteni në NATO”, ndërkohë potencoi gëzimin që Mali i Zi është anëtare e NATO-së duke shpresuar se asaj do i bashkohen edhe vendete tjera të Ballkanit, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë deklaratë ai e ka bërë për “Zërin e Amerikës”, ku ish-komandanti i forcave të NATO-së në Evropë, tash në pension me rastin e 4 vjetorit të hyrjes së Malit të Zi në aleancë, duke nënvizuar se Mali i Zi është vend sovran që vetë vendosi të kontribuoj në NATO.

“Vendimi i aleancës veri-atlantike për pranimin e Malit të Zi si anëtare të 29-të ishte shumë i mirë dhe Podgorica me këtë vendim vendosi të jetë pjesë e perëndimit. Kjo ishte mënyër të tregohen parime se kultura e shekullit 19 dhe korrupsioni në Ballkan të orientohet ka zhvillimi dhe liritë. NATO është sistemi sigurues dhe mbështetje e BE në secilin aspekt. Mendoj se vendimi malazez ishte i mirë dhe shpresoj se populli malazez ta respektojë këtë”, tha gjenerali në pension.

Klark dëshiron që aleancës së NATO-së të i bashkohet edhe Serbia dhe shtetet tjera në Ballkanin perëndimor.

“NATO është organizatë këshilluese, kur diplomatët dhe ushtria punojnë së bashku atëherë ajo ndikon në gjëra tjera dhe ndihmon në zgjidhjen e çështjeve regjionale. Kur flisni me një gjuhë për problemet e përbashkëta ndërtoni besim mes fqinjëve. Kështu evitohen lufta dhe konfliktet”, tha ish-zyrtari amerikan.

Mediet serbe përkujtojnë se gjenerali Klark ka komanduar aksioni e bombardimeve të NATO-së në SRJ.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme