WhatsApp për herë të parë do të përdoret edhe pa telefon

WhatsApp po teston një opsion të ri që do t’ju mundësojë përdoruesve për herë të pare, të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre.

Aktualisht, WhatsApp lejon dërgimin e mesazheve edhe përmes desktop, por duke u lidhur në internet me telefonin e përdoruesit, ndërkohë që opsioni i ri do të mundësojë shkëmbimin e mesazheve në pajisje të tjera edhe nëse bacteria e telefonit është shkarkuar plotësisht. Sipas drejtuesve të WhatsApp janë deri në 4 pajisje, si PC apo tablet, që mund të përdoren së bashku.

Si fillim ky opsion do të dalë si një test për “grup të vogël përdoruesish”, ndërsa ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë disa teknikalitete, para se ta mundësojë atë për të gjithë.

“Enkriptimi nga fundi në fund – një pikë kyçe për sigurinë e WhatsApp do të funksionojë ende nën këtë sistem të ri”, tha për BBC një përfaqësues i kompanisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme