WikiLeaks: CIA i përgjon prej 10 vjetësh pajisjet Wi-Fi

WikiLeaks ka freskuar data-bazën e të dhënave të quajtur Vault-7, të cilat kanë rrjedhur nga agjencia amerikane CIA.

 

Në mesin e të dhënave më të reja ndodhen edhe një sërë detajesh për softuerin, të cilin CIA e ka përdorur prej dhjetë vjetësh për të kontrolluar çdo ‘router’ shtëpiak dhe t’i shndërrojë ata në pajisje përgjimi, transmeton kp.

“Routerët” në këtë mënyrë mund të mbikëqyrin gjithë qarkullimin e internetit në ardhje dhe kthim të përdoruesve, por edhe të infektojë pajisjet e lidhura me të.

Detajet e reja kanë të bëjnë me projektin CherryBlossom, detyra kryesore e të cilit ka qenë kompromitimi i rrjeteve Wi-Fi të routerëve dhe AP, të cilët përdoren në shtëpi, kompani dhe vendet publike, transmeton kohaditore. CIA nuk ka pasur nevojë që të ketë qasje fizike për të infektuar pajisjen, por gjithçka është zhvilluar përmes rrugës së internetit – ekspertët e tyre në routerin e synuar kanë hedhur firmware-n e quajtur FlyTrap dhe në këtë mënyrë e kanë vënë pajisjen nën mbikëqyrje, në mënyrë që pronarët e “routerit” në asnjë mënyrë të mos mund të dyshojnë se pajisja e tyre është e kompromentuar.

E gjithë kjo ka ndodhur që nga viti 2007 dhe viktima të sulmit CherryBlossom kanë qenë “routerët” e prodhuesve të njohur Linksys ose D-Link.

Të dhënat e WikiLeaks zbulojnë se për këtë lloj përgjimi është përdorur protokolli Universal Plug and Play (UPnP), për të cilin ekspertët e sigurisë ka kohë që kanë alarmuar se paraqet rrezik të caktuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme