Xavi i përgjigjet akuzave ndaj Barcelonës për ryshfet

Xavi Hernandez ka refuzuar të komentojë mbi raportet se Barcelona është akuzuar për ryshfet nga prokurori publik spanjoll, i cili shpërtheu të enjten në mëngjes.

Lajmi vjen në lidhje me të ashtuquajturin rasti Negreira, pasi Barcelona i bëri pagesa ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, për një periudhë 17-vjeçare, në shumën prej 7.5 milionë euro.

Xavi u pyet në mënyrë të parashikueshme për këtë në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, por tha se nuk kishte asgjë më shumë për të shtuar mbi atë që ka thënë më parë.

“Nuk do t’i përgjigjem kësaj. Ju e dini tashmë mendimin tim. E dini çfarë, javën tjetër do të ketë një tjetër. Dhe në 15 ditë, një tjetër. Dhe në një muaj një tjetër. Ju tashmë e dini mendimin tim. Hidhini një sy arkivit të gazetës. Juve ju pëlqen kjo apo jo? Për mua, nuk ka pasur kurrë, kurrë ndjenjën se gjyqtarët na kanë ndihmuar”, ka thënë fillimisht Xavi.

Ai u pyet gjithashtu nëse kishte pasur kohë të reflektonte nëse ishte morale për Barcelonën që t’i paguante Enriquez Negreira aq shumë para gjatë asaj periudhe kohore, duke pasur parasysh pozicionin e tij.

“Unë nuk bëj reflektime të këtij lloji. Kam shumë pak kohë dhe më duhet për të parë se çfarë do të ndodhë me ekipin, çfarë ka ndodhur me ne në Mallorca, strategjia, Sevilla… Unë nuk reflektoj për këto çështje”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme