Xhaferi në Prishtinë: Jemi krijues aktivë të paqes

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili mori pjesë në konferencë në Prishtinë, të organizuar nga Federata për paqe universale – Evropa, vlerësoi se perceptimi i Ballkanit si “bure baroti” tanimë ka përfunduar.

“Paqja dhe dialogu janë themeli mbi të cilin ndërtohen mendimi i përgjithshëm publik dhe kultura politike. Besoj se në rajon gjithnjë e më shumë mbisundojnë politikanë të përgjegjshëm, si në pushtet ashtu edhe në opozitë. Ata janë politikanë të cilët vërtetë besojnë se paqja dhe dialogu janë mjeti kryesor për ruajtjen e paqes. Mua e gjithë kjo më bën optimist se perceptimi i Ballkanit si bure baruti ka përfunduar”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se nëse deri dje kemi qenë vetëm konsumues të paqes, tani jemi krijues aktivë të paqes në suaza të Evropës dhe më gjerë. Në këtë konferencë, Xhaferi pranoi mirënjohjen “Ambasador i Paqes” nga Federata për paqe universale – Evropa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme