Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot ka dërguar njoftim te të gjithë deputetët se lideri i LSDM-së Zoran Zaev, është propozuar për mandatar për krijimin e Qeverisë së re”, njoftojnë nga kuvendi.
Që kur u tejkaluan pengesat politike dhe juridike, presidenti Gjorge Ivanov dorëzoi mandatin Zoran Zaevit dhe menjëherë dërgoi njoftim te Talat Xhaferi, i cili, siç parasheh rregullorja e Kuvendit ka afat deri 3 ditë që t’i njoftojë deputetët.
Megjithatë, njeriu i parë i Shtëpisë ligjvënëse aspak nuk priti, por e bëri që nga dita e parë e afatit, pas asaj që tha nga 20 ditë në të cilat mandatari deri te Kuvendi duhet të propozojë kabinet dhe program qeveritar.