Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mohuar pohimet e kryetarit të të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se ish-kryeministri Nikolla Gruevski, atij dhe liderit të BDI-së Ali Ahmetit, i ka dhënë një USB dhe një zarf me dokumente, në të cilat dyshohet se kishte përmbajtje për ndryshime në Kodin Penal. Sipas Xhaferit, kjo është temë ditore politike e dikujt për të shmangur situatën reale.
“E thashë dhe do të them sërish kjo është temë ditore politike e dikujt për të shmangur situatën reale. Insinuatë dhe spekulim i pastër se kam marrë disa dokumente nga Gruevski. Nuk kam pasur asnjë komunikim, as nuk kam pasur nevojë për ndonjë komunikim me Gruevskin”, tha Xhaferi.