Populli maqedonas nuk ka arsye për t’u frikësuar nga bartja e një prej funksioneve kyç shtetërore prej një shqiptari, cilido qoftë ai, e në veçanti nga unë konkretisht. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi
Ish-ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, të enjten mbrëma me shumicë votash është përzgjedhur kryetar i ri i legjislativit.
Xhaferi ka thënë se ky fakt është një moment kthese për shqiptarët. Për ish-ministrin e Mbrojtjes ka ardhur momenti që të gjithë në Maqedoni të kuptojnë se shqiptarët janë komb shtetformues dhe jo qytetarë të rendit të dytë.