Xhevdet POZHARI
Kosova për dy vite (2017-2018) ka tërhequr rreth 500 milionë euro investime të huaja, ndërsa Serbia për tre vite (2016, 2017, 2018), më shumë se 7 MILIARDË euro, duke u bërë kampione e tërheqjes së investimeve në Ballkan, madje dyfish më shumë se Kroacia.
Viti 2019 është “boom” i investimeve në Serbi, ndërsa ne ende këndojmë këngë patriotike me çifteli.
Taksa 100% lëre që s’ja ka lënë shenjë, por vetëm i ka dhënë argument politik në arenën ndërkombëtare. E, derisa qytetarët nuk përfitojnë asgjë as në çmim e as në cilësi, kryeministri jonë shpreson në përfitim të votave.
Në anën tjetër opozita ose është e zënë duke u rrahur me karrige, ose e gjen në ndonjë ceremoni për vendosje të shqiponjave.
E, ne i duartrokasim të gjithëve sa herë që na prekin në telin e patriotizmit.
Xhamadani vija, vija, rr’noft Kosova, rr’noft Shqipëria! Pak rëndësi ka se aktualisht të dyja janë në fund të pusit.
Faleminderit, kryeministër!