Xhambaski pro Albin Kurtit: Pendarovski i ndikuar nga Beogradi

Eurodeputeti bullgari dhe bashkëkryetari i VMRO-BND, Angel Xhambaski ka reaguar ndaj presidentit Stevo Pendarovski, i cili reagoi lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tek pjesa e shpalosjes së një flamuri me hartën e trojeve shqiptare, e siç e quajtën harta e “Shqipërisë së Madhe”.

Xhambaski ka shkruar se ka vijuar një tjetër thirrje siç tha qesharake nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, të cilin e ka quajtur si Stevo Kominterna, përcjell INA.

“Një tjetër thirrje qesharake nga Stevo Kominterna. Nën drejtimin e Beogradit, në përpjekje për t’i imponuar maqedonizmit doktrinën e Kominternit, pushtetarët në Shkup çuan në ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë fajin e mbajnë vetëm ata. Bashki dhe qytete të tëra janë shqiptarizuar tërësisht dhe prania e flamujve shqiptarë dhe të “Shqipërisë së Madhe” nuk është asgjë e re. Reagimi i Pendarovski vjen pas thirrjes së Kurtit që Maqedonia e Veriut të jetë më afër Bullgarisë, Shqipërisë dhe Kosovës sesa Serbisë. Është e vështirë në një shoqëri të ndarë të ruash iluzionin e unitetit dhe të së ardhmes evropiane, veçanërisht kur aleati juaj kryesor është Beogradi”, ka shkruar XHambaski.

Sipas tij, si Stevo Kominterna, Kovaçevski, Mickoski dhe jugonostalgjikë të tjerë s’mund të flasin për shovinizëm, urrejtje etnike dhe intolerancë.

“Jo derisa të ndryshojnë Kushtetutën, duke përfshirë bullgarët si popull shtetformues, jo derisa të ndryshojnë tekstet shkollore, plot gënjeshtra dhe falsifikime, që nxisin urrejtje ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve dhe që mohojnë historinë tonë të përbashkët”, ka shkruar eurodeputeti bullgar.(INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme