Në konferencën mbi lirinë e shtypit në Ballkanin Perëndimor e cila u mbajt në Vjenë, ku të pranishëm ishin edhe gazetarë nga Maqedonia, kritika të ashpra shkuan në adresë të ministrit të jashtëm austriak Sebastian Kurz.
Drejtoresha e rrjetit hulumtues BIRN në Kosovë, Jeta Xharra ka thënë se Kurtz nuk ka të drejtë për të folur për lirinë e mediave në Maqedoni, sepse se mbështet haptazi Nikolla Gruevski.
Përndryshe, Kurtz gjatë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni ka mbajtur një fjalim në tubimin e OBRM-PDUKM-së në Shkup.