Xhavit Haliti e shpjegon takimin me Aida Dërgutin

Deputetja Aida Dërguti, e cila është dorëhequr nga pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe Xhavit Haliti i PDK-së, janë takuar dje gjatë ditës në një lokal në Prishtinë.

Insajderi ka siguruar fotografi nga ky takim.

Deputeti Haliti i kontaktuar nga Insajderi ka thënë se me Aida Dërgutin e kanë pasur një takim pune por nuk ka treguar se për çfarë pune bëhet fjalë.

“Po kemi pas punë ne diçka edhe ska naj sen aty problem. Jo more ç’farti se lus unë kërkon për PDK as për kurgja hiç, çka më intereson mu ku kalon Aida a është në PDK a ku, edhe me ardhë mirë se ardhët edhe mos me ardhë mirë se vjen”.

“Së pari ajo është deputete edhe së dyti e kam kolege edhe pse kemi debate në kuvend s`do me thanë se ne s`mujm me pi kafe mes veti”, tha Haliti për Gazetën Insajderi.

Aida Dërguti, u largua e para nga të gjitha pozitat drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që u publikuan mesazhet në Viber ku ajo e fyente Albin Kurtin.

Në një grup të krijuar në Viber ku pjesëmarrës ishin edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes, si Dardan Molliqaj, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Dukagjin Gorani e të tjerë, Molliqaj shkruante “Donikën e kan arrestuar prapë” ndersa Aida Dërguti pyeste “E atë Mutin?”.

Pas Aida Dërgutit edhe një numër i madh i deputetëve u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme