Xhavit Haliti i reagon Veton Surroit: Lufta e UÇK’së s’ishte kriminale, s’kishte orientim kundër LDK’së e Rugovës

Sakte.net / e Dielë – 02 Tetor 2016 –  15:47

Xhavit Haliti, njëri prej themeluesve të UÇK’së, ka reaguar pas akuzave të Veton Surroit se ushtarët e UÇK’së kishin kapur armët kundër Serbisë dhe në të njëjtën kohë kundër Rugovës dhe LDK’së. Haliti ka thënë se UÇK nuk kishte orientim të tillë por synonte çlirimin e Kosovës. Haliti ka thënë se nëse janë bërë dy tri gabime atëherë nuk do të thotë se krejt UÇK’ja është e tillë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti i ka mohuar akuzat e ish-liderit të partisë ORA, Veton Surroit. Ky i fundit në një intervistë të dhënë për gazetën “Koha Ditore”, ka thënë se disa prej udhëheqësve të luftës i kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK-së.

Haliti i cili ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një prononcim për “Indeksonline”, ka theksuar se disa gjëra të përmendura nga Surroi kanë ndodhë me të vërtet mirëpo interpretimi i tyre nuk është i duhur.

“Ato janë mendimet e tija, shumë gjëra që i ka përmendur vërtet kanë ndodhë por interpretimi lë vend për tu diskutuar. Gjitha këto çështje një ditë do të pasqyrohen, të vërtetat e UÇK-së, ngjarjet që kanë ndodhë brenda dhe jashtë saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse disa individë të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së kanë bërë gabime, kjo nuk do të thotë se të gjithë kanë qenë të tillë.

“Mund të them se akuzat që UÇK-ja ka qenë kriminale, në kuptimin e asaj që paska filluar luftën kundër Serbisë aq edhe kundër LDK-së nuk qëndron sepse nuk ka pas një orientim të tillë. Por gabimet mund të jenë bërë dhe në qoftëse janë bërë dy-tri gabime të individëve do të thosha të papërgjegjshëm kushdo qofshin ata, kjo nuk do të thotë se UÇK-ja ka qenë e tillë”, ka përfunduar Haliti.

Ish-politikani Veton Surroi ka dhënë një intervistë të gjatë në gazetën e tij, Koha Ditore. Ka përdorur gjuhë pamfletiste ndaj Hashim Thaçit, të cilin e ka quajtur të padijshëm e primitiv dhe ka parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Ëilliamson. Ka folur edhe për UÇK’në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK’së. Ka gjykuar votuesit e PDK’së, duke thënë se 200 mijë njerëz pajtohen se krimi është i pranueshëm. Ka rikthyer tregime historike të kohës së Ramboullet, duke treguar për puçin e Sylejman Selimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme