Xhelal Mziu ‘fiton’ gjyqin për shpifje ndaj Agron Malajt, GJKKO pushon çështjen: Viktima akuzuese nuk u paraqit në seancë!

Gjykata e Posaçme ka pushuar kallëzimin penal dhe çështjen e ngritur me padinë për shpifje nga deputeti socialist Agron Malaj, ndaj kolegut të tij demokrat, nga i njëjti qark i Dibrës, për shpifje.


Mziu ka fituar gjyqin dhe vendimi është dhënë sot nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka evidentuar dy nga shkaqet për këtë rast: mosparaqitjen e Malajt dhe prezenca e një avokati pa shkaqe të arsyeshme.

Sipas dosjes, Agron Malaj me datë 5 qershor 2025, rreth një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit kur ishin zgjedhur deputetë, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të akuzuar shtetasin Xhelal Mziu, i akuzuar për veprën penale “shpifja” e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Vendimi i GJKKO-së:

  1. “Viktima akuzuese Agron Malaj me datë 05.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të akuzuar shtetasin Xhelal Mziu, i akuzuar për veprën penale “Shpifja” e kryer botërisht, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 59, paragrafi i tretë, 112, 384, 485 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 3, datë 15.01.2026 vendosi:
  3. Pushimin e gjykimit të kërkesës së regjistruar pranë kësaj gjykate me nr.30/101, datë 05.06.2025 që i përket viktimës akuzuese Agron Malaj, kundër të akuzuarit Xhelal Mziu, akuzuar për veprën penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120 pika 2 e Kodit Penal, për shkak të mosparaqitjes së viktimës akuzuese Agron Malaj dhe mbrojtëses se zgjedhur personalisht prej tij, av.M.Gj, pa shkaqe të arsyeshme.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme