Xhemajlaj: Shkarkimi i motrës time nga posti, hakmarrje e Lladrovcit

Ish-kundërkandidati i Ramiz Lladrovcit në zgjedhjet për kryetar komune në Drenas, Isa Xhemajlaj, ka komentuar për shkarkimin e motrës së tij nga posti i drejtoreshës së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, e cila është motra e Xhemaljajt.

Sipas tij, Lladrovci ka tre arsye pse ka shkarkuar motrën e tij dhe drejtorët e tjerë dhe asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë realisht me aktakuzën e ngritur ndaj saj.

“Nuk mendoj që është për shkak të aktakuzës, në politikë ka njerëz që majnë poste dhe madje janë kryetarë komunash”, ka thënë Xhemaljaj për Insajderin.

Ai ka thënë se një prej arsyeve është lufta që ai e ka quajtur “mes bandave dhe grupeve brenda PDK-së”.

“Është edhe një hakmarrje ndaj saj për shkakun tim edhe pse ajo është kryetare e Forumit të Gruas së PDK-së në Drenas”, ka thënë Xhemajlaj.

Tutje sipas Xhemaljaj, përmes këtyre shkarkimeve, Lladrovci po dëshiron të fus frikën tek qytetarët e Drenasit.

“Lladrovci dëshiron të imponojë një sistem te Kim Jongut në Kore, që bazohet mbi frikën”, ka thënë Xhemajlaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme