XHEVDET POZHARI: ALBIN KURTI TAKON PËRFAQËSUESIN E SHQIPTARËVE TË MAQEDONISË, AFRIM GASHI

“Pas vizitave dhe takimeve të shumta në Shqipëri, sot Albin Kurti paska takuar edhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoni, Afrim Gashin dhe Zeqirija Ibrahimin.

Kjo dëshmon se ka ardhur dita të mendojmë dhe veprojmë kombëtarisht. Se më në fund në krye të shtetit do të kemi një kryeministër me integritet të lartë moral dhe të përkushtuar në forcimin e lidhjeve ndërshqiptare.

Heqja e tarifës plaçkitëse në “Rrugën e Kombit”, ndërtimi i autostradës Elez Han – Shkup, sikundërse edhe autostrada Prizren -Tetovë, do të duhej të ishin lehtësirat e para që do t’i ndjenin qytetarët”, ka shkruar gazetari kosovar, Xhevdet Pozhari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme