Xhevdet Pozhari: Rama e defaktorizon Kosovën më shumë se Serbia

Nga Xhevdet Pozhari

 

Edhe Forumi Strategjik në Bled të Sllovenisë tregoi atë që dihet: se me të largët mes veti janë dy Kryeministrat shqiptarë Rama e Kurti sesa që janë ata dy me cilindo lider ballkanik. Kështu që Kurti me mençuri e maturi foli për ecjen e Ballkanit të bashkuar drejtë Evropës, Rama luftonte për protagonizëm dhe sa nuk tha se ai do të duhej të ishte lider i gjithë Evropës, e jo Kryeministër i Shqipërisë.

 

E, si mund të jetë ndryshe në rrethana kur Tirana zyrtare është më e afërt më Beogradin se sa me Prishtinën dhe kur ai thuajse gjithmonë angazhohet për të kundërtën e asaj që është në dobi të Kosovës. Madje ke përshtypjen se Rama bënë çmos që Kosovën ta tregojë si penguese të proceseve stabilizuese ne Ballkan.

 

Edi Rama vazhdon t’i fajësojë BE e NATO-n për shumëçka, ndërkohë duke shtyrë përpara idenë për ‘Minishengenin ballkanik’ tani të ‘rebrenduar si ‘Ballkani i hapur’. Sa i përket idesë për ‘Ballkanit pa Kufi’ me kryeqendër Beogradin, Vuçiqi dhe Rama atë e kanë huazuar nga Tito dhe ish lideri komunist i Bullgarisë, Todor Zhivkovi, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore promovuan Federatën Ballkanike, pjesë e së cilës do ishte edhe Shqipëria për të cilën thuhet se kishte pranuar dinarin jugosllav si monedhë të veten si dhe ndërtimin e armatës së përbashkët.

 

Edhe atëherë, edhe tani, qëllimi kësaj ideje mbetet i njëjtë: Serbia të jetë lokomotiva e Ballkanit dhe të ketë dalje në detin shqiptar, gjë që i jep mundësinë të kontrollojë gjithë shqiptarinë.

 

Kështu që del puna se gjatë historisë, “Minishengenit Ballkanik” vetëm i është ndryshuar emri: Tito e promovonte si Federatë Ballkanike, ndërsa Vuçiqi e Rama si “Ballkani të hapur”. Por, në thelb bëhet fjalë për realizimin e aspiratave të Serbisë, të cilat janë më të vjetra sesa Rama e Vuçiq bashkë.

 

Sidoqoftë, kur e sheh Ramën se me çfarë besnikërie i qëndron miqësisë me Vuçiqin dhe projekteve serbe, nëse do i matësh gjërat me qëndrimin e tij karshi Kosovës dhe me imponimin e Mini-Shengenit, të krijohet bindja se Rama ka për qëllim defaktorizimin e Kosovës dhe që ta ndihmojë Serbinë, duke ia dhënë mundësinë Vuçiqit të tregohet si paqe-ndërtues i Ballkanit, ndërsa Kurti si mosbashkëpunues me paqësorët e kësaj hapësire.

 

Pa marrë parasysh se çfarë e nxit Ramën të veprojë si bashkues i Ballkanit e përçarës i shqiptarëve, mbetet e vërteta se derë më tani ai ia doli në masë të madhe ta defaktorizojë Kosovën dhe ta dobësoj rolin e saj negociues me Serbinë, duke e treguar Kurtin si kundërshtar të bashkëpunimit rajonal. Si kundërshtar të idesë së vjetër, por tani me protagonist të ri për ‘Ballkanin e Hapur’ që të çon drejtë e në ‘Botën Serbe’.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme