Xhiro ‘për qef’ me shokët rezultoi fatale për të

Një 17-vjeçar me origjinë shqiptar u karbonizua brenda një automjeti që u përfshi në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë u regjistrua në ishullin grek Kefalonia.

Pas përplasjes, mjeti shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën në mënyrë tragjike të riut me origjinë shqiptare, i identifikuar si Fabio.

Mediat greke bëjnë me dije se 17-vjeçari ka mbetur i bllokuar në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa tre shokët e tjerë të klasës, kanë mundur të dalin, duke marrë plagë të lehta.

Pavarësisht përpjekjeve për ta nxjerrë dhe ndërhyrjes së tre forcave zjarrfikëse, nuk është mundur të bëhet asgjë për adoleshentin, i cili studionte për informatikë.

Drejtori i Shkollës Teknike ku studionte 17- vjeçari, tha se Fabio ishte në përfundim të studimeve dhe ëndrra e tij ishte të punonte jashtë Greqisë./GSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme