Xhonova: Kërkesat në Gjykatën Evropiane lidhur me të drejtën e pronës mund të arrijnë në shuma milionëshe

Agjentja e Qeverisë për përfaqësimin e vendit në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Danica Xhonova, në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se deri më tani shuma më e lartë që një kompani ka marrë ndaj shtetit është rreth 60 mijë euro. Por theksoi se pretendimet që lidhen me cenimin e të drejtës së pronës mund të arrijnë në shuma milionëshe, të cilat do të paguheshin nga shteti, shkruan Alsat.

“Nëse shikojmë vetëm nga prizmi i kompanive afariste, si aplikues në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, atëherë shuma më e lartë e akorduar në tre bazat – kompensim për dëmin material, jomaterial dhe kompensim për shpenzimet në procedurë, shuma është rreth 60 mijë euro. Rastet kur e drejta e pronës është veçanërisht e rëndësishme në parim, rëndojnë mjaft financiarisht… Ne kemi raste në proces, në të cilat aplikuesit janë kompani biznesi, ku pretendimet e dëmeve kalojnë shuma milionëshe për t’u paguar nga buxheti i shtetit”, tha Jonova./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme