Edhe Nora Gjakova siguron medalje në Grand Slam.
Nora Gjakova është kualifikuar për në finale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale mposhti turken, Hasret Bozkurt, shkruan Gazeta Express.
Ajo në çerekfinale fitoi me Ippon ndaj francezes, Priscilla Gneto.
Gjakova paraprakisht i fitoi me Ippon edhe dy përballjet tjera; ndaj polakes, Arleta Podolak, dhe gjermanes Seija Ballhaus.
Kësisoj, Nora Gjakova tashmë ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë në këtë Grand Slam.
Synimi i saj tani është që të stoliset me të artën.