Yahoo zbulon se mbi 1 miliardë përdorues sërish janë goditur nga hakerët

Yahoo! ka zbuluar se ndaj kompanisë ka ndodhur një shkelje e re e sigurisë që ka prekur mbi 1 miliard llogari të përdoruesve të saj.

Yahoo ka zbuluar se ky sulm është i ndarë nga 500 milionë përdorues të cilët kishin pësuar nga shkelja e mëparshme e të dhënave të tyre.

Sipas Yahoo-së, informacioni i marrë nga hakerët kësaj radhe përfshin e-mail adresat, emrat, datat e lindjes, numrat e telefonit dhe disa fjalëkalime të koduara të përdoruesve të saj.

Yahoo do të kërkojë nga të gjithë ata që mund të kenë qenë të prekur nga shkelja e fundit e privatësië dhe të dhënat personale të tyre që të rivendosin fjalëkalimet e tyre.

Kompania tha se ka ndërmarrë hapa për të siguruar llogaritë e përdoruesve dhe të identifikojnë burimin e sulmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme