Yıldırım: Në Siri ka një luftë kundër terrorizmit

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se Turqia nuk po lufton me asnjë vend por se në Siri ka një luftë kundër terrorizmit.

“Ne nuk po luftojmë me asnjë vend. Në Siri nuk ka një luftë, por ka vetëm një luftë kundër terrorizmit. Dhe këtë nuk po e zhvillon vetëm Turqia, por 62 vende të koalicionit. E zhvillojnë Rusia, Irani, Turqia. Ne jemi pjesë e NATO-s, ndodhemi brenda koalicionit, ofrojmë mbështetje ajrore, ndihmë për operacionet atje nëpërmjet bazave tona në NATO”, tha Yıldırım duke iu drejtuar pjesëmarrësve në seancën kryesore të Konferencës së 54-t të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Në vijim ai tha se nuk ka kuptim që çështja të tërhiqet në drejtime të tjera. “Mund të ndodhë që një vend kryen armiqësi ndaj nesh dhe vendos të luftojë. Ne sigurisht që edhe këtë nuk e lëmë pa përgjigje, por ne nuk e dëshirojmë një gjë të tillë”, tha kryeministri turk.

Duke vënë në dukje se Turqia ka një kufi prej 911 kilometra me Sirinë ku prej 7 vitesh po zhvillohet një luftë e brendshme, Yıldırım tha se “Turqia nuk është as shkaktari e as nismëtari i kësaj lufte”.

“Ajo është një nga vendet e rralla që ndikohet drejtpërdrejt nga kjo luftë. Në këtë mund të përfshini edhe Jordaninë dhe Libanin por Turqia është vendi i cili po përballet me pasoja më të rënda të tragjedisë njerëzore që po ndodh këtu. Ne kemi pritur 3.5 milionë njerëz kanë qenë të detyruar të largohen gjatë 7 viteve nga vendi i tyre për të shpëtuar jetën”, tha Yıldırım.

“Aktualisht në burgjet turke numri i pjesëtarëve të arrestuar të DEASH-it është rreth 10 mijë. Këtë po e them duke e rrumbullakosur. Gjithashtu nuk kemi lejuar që në kufijtë tanë rreth 5.800 luftëtarëve të huaj. I kemi kthyer ata mbrapsht. Nga ku mendoni se vijnë këta? Vijnë nga vendet e Evropës. Krahas tyre kemi penguar edhe hyrjen e rreth 4 mijë të dyshuarve dhe kemi ndaluar hyrjen në kufijtë tanë për 56.300 persona me potencial të mundshëm për marrëdhëniet me DEASH-in”, tha kryeministri turk.

Sipas tij, kjo ka siguruar që DEASH-i të pakësojë aktivitetet në rajon. “Kjo në të njëjtën kohë ka kufizuar sulmet me bomba dhe masakrat masive, por në të njëjtën kohë edhe mundësinë e përhapjes në Evropë”, theksoi Yıldırım duke ndarë disa shifra për të kuptuar se sa e rrezikshme është organizata terroriste DEASH për rajonin.

Më tej pasi ka parashtruar pyetjen nëse ka përfunduar ky kërcënim apo jo? në fjalën e tij kryeministri Yıldırım tha: “Ende nuk ka përfunduar, sepse SHBA ka bashkëpunuar me YPG/PYD-në kryesisht për të eliminuar DEASH-in. Në të vërtetë në këtë sallë ka që e dinë dhe nuk e dinë se YPG/PYD në Siri është emri i degës së organizatës terroriste separatiste PKK me të cilën Turqia lufton prej 40 vitesh”.

“Ato janë të barabarta, janë e njëjta organizatë terroriste. Kjo pasi nuk ka mundur t’i rezistojnë luftës efektive të Turqisë në veri të Irakut, nëpërmjet rajonit Sinxhar ata kanë kaluar në Siri ku në pjesën në lindje të lumit Eufratit ka tentuar të dominojë duke iu vërsulur njerëzve të pafajshëm si kurdë, arabë, turkmenë dhe jezidë në rajon”, tha Yıldırım.

Pasi ka bërë të ditur se Truqia teksa lufton kundër organizatës terroriste DEASH, ajo gjithashtu në të njëjtën kohë lufton edhe kundër YPG/PYD degës së organizatës terroriste PKK dhe organizatës terroriste FETÖ, Yıldırım tha se “Rezultati i grusht shtetit më 15 korrik 2016 ka treguar se FETÖ është një kërcënim i madh për të gjithë botën dhe jo vetëm për Turqinë. Ne jemi dëshmitarë se kjo organizatë vepron e lirë sot në vendet e Evropës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme