Ylli Hoxha i reagon LDK-së: I keni kryer obligimet ndaj SHIK-ut, të shkojmë në zgjedhje!

Deklarata e deputetit të LDK-së, Naser Osmani, se vendi s’ka nevojë për zgjedhje,  ka nxitur reagimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Anëtari i kryesisë nga kjo partie, Ylli Hoxha  ka thënë se është e vërtetë që partia e Isa Mustafës ka përfunduar me sukses disa obligime.

“Obligimet ndaj SHIK-ut i keni kry, te gjitha! Obligimet ndaj Vuçiqit nuk kalojnë!  Obligimet ndaj qytetareve nuk e keni njet me i kry asnjëherë! Kështu qe ecni ma shpejte, sa nuk keni nevoje me vrapu”, ka shkruar ai në “Faceobok”.

Ndryshe, deputeti Osmani deklaroi për “Indeksonline” se koalicioni qeverisës (PDK-LDK+ Lista Serbe) s’ka përfunduar ende disa obligime të rëndësishme për vendin.

“Koalicioni ka ende obligime, siç janë; Çështja e demarkacionit, liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë si dhe disa çështje të tjera të cilat e kanë marrë për obligim gjatë koalicionit për me i kry dhe duhet me i kry”, ka deklaruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme