Ymeri: Asnjë reagim nga Shqipëria për vdekjen e Astrit Deharit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thekson se duhet të kryhet një hetim i pavarur për vdekjen e aktivistit të saj në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari.

Ymeri, në një intervistë në Oranews, thekson se qeveria e Kosovës ka tentuar ta fshehë ngjarjen, ndërsa deklaron se arrestimi i tij ishte politik.

Ymeri thotë se Astrit Dehari është mbajtur në burg dhe është arrestuar pa kurrfarë prove. Ai është akuzuar për veprën më të rëndë, terrorizëm. “Astriti është mbajtur për 68 ditë në burgun e Prizrenit. Asnjëherë nuk është intervistuar. Neve na lejon të besojmë se arsyeja e arrestimit të tyre është politike”.

“Meqë janë arrestuar pa fakte dhe pa prova, atëherë qartazi kemi të bëjmë me një arrestim politik. Për ne ky hetim nuk ka përfunduar. Ne insistojmë të kemi një hetim të pavarur, i cili do ta zbardhte të vërtetën për vdekjen e Astritit. Ajo që ka bërë prokuroria dhe institucionet e hetuesisë, e cila është udhëhequr nga njerëz të afërt të pushtetit janë të papranueshme. Sylë Hoxha si kryeprokuror është person që përmes përgjimeve, ai shihet që nëpërmjet Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin praktikisht caktojnë të besueshmit e tyre në secilin institucion”, tha Ymeri.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se më përpara duhet zbardhur ngjarja dhe më pas duhet mësuar motivi i fshehjes.

“Ne duhet të dimë më së pari të vërtetën për të kuptuar edhe qëllimin e fshehjes. Që ka një investim për ta orientuar opinionin publik aty ku do pushteti dhe jo ku është e vërteta, është shumë e qartë”.

Ymeri e konsideroi të çuditshëm mos reagimin e Shqipërisë për ngjarjen.

“Deri më tani nuk kemi pasur një reagim të tillë nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe kjo është e çuditshme dhe unë do të kisha pritur që të kemi një reagim të tillë në mënyrë që të insistohet që të kemi reagim për Astritin”, tha lideri i VV-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme