Ymeri: Gjasat për luftë në Ballkan janë më të mëdha se gjasat që të mos ketë luftë

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri konsideron se marrëveshja për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, nuk bën shënimin e kufirit, por cakton kufij të ri të Kosovës.

“Nuk bën shënjim të kufirit, por cakton kufij të ri të Kosovës. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e kanë nxjerr në pah ekspertët”, tha Ymeri.

Ai tha se Vetëvendosje ka paraqitur propozimin e saj prej 5 pikave, i cili sipas tij duhet të merret parasysh nga ana e qeverisë së Kosovës, nëse kjo e fundit ka interesim për të zgjedhur këtë çështje.

Sipas Ymerit, shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është i domosdoshëm, por duhet të bëhet me interesa të të dyja palëve.

Ai tha se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nuk ka qenë kriter i deritanishëm nga ana e Bashkimit Evropian për liberalizmin e vizave. Ai beson se edhe në rast të ratifikimit të këtij projektligji, heqja e vizave për kosovarët nuk është e garantuar.

“Nuk ka logjikë që çështja e demarkacionit të jetë kriter për liberalizimin e vizave. Ju e dini kur ka dalë raporti për liberalizmin e vizave, në tekstin anglisht thuhet shumë qartë se deri në kohën kur të bëhet liberalizmi i vizave, çështja e demarkacionit duhet të jetë e përfunduar”, tha Ymeri.

Duke komentuar deklaratën e ish kryetarit të VV-së Albin Kurti se gjasat për luftë në Ballkan janë më të mëdha se gjasat që të mos ketë luftë, Ymeri pati një shpjegim: “Shmangia e imponimit të një marrëveshje të tillë, rrit gjasat për një luftë. Pra ne nuk po bëjmë thirrje për luftë, por po themi diçka që e ka thënë edhe një gazetë ndërkombëtare. Çka po ndodh me Kroacinë, me Bosnjën, këto tregojnë që Ballkani ka më shumë gjasa të shkojë në luftë se sa të mos shkojë”.

Ymeri ka folur edhe për miratimin e ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ky ligj nuk garanton mosprivatizimin e këtij gjiganti ekonomik.

“Ne kemi insistuar që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike. Në njërën anë është mirë që Trepça është nxjerrë nga AKP-ja, por mënyra se si është nxjerrë është e rrezikshme. Plani i Qeverisë është që ta bëjë një privatizim të pjesshëm ose të përgjithshëm të Trepçës”, tha Ymeri për televizionin publik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme