Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një statusi në facebook, ka thënë se shumë qytetarë të Kosovës kanë probleme të mëdha me dokumentet për pronën ndërsa humbin shumë kohë dhe para për to.
Por, sipas tij, problem edhe më të madh kanë gratë dhe vajzat pasi, përveç problemeve të përgjithshme, sipas Ymerit, ato përjashtohen tërësisht nga pjesëmarrja në pronë.
“Me Lëvizjen Vetëvendosje do të zbatohet plotësisht Ligji për Trashëgiminë. Po ashtu do ta realizojmë përveç të tjerash me vëmendje të veçantë regjistrimin me korrektësi të pronës së përbashkët midis bashkëshortëve, pra dhe gruas”, ka thënë Ymeri, raporton Koha.net.
“Për t’i ndihmuar familjet në Kosovë që të kenë sado pak mbulim të shpenzimeve për rritjen e fëmijëve, dhe sadopak mirëqenie për këta fëmijë, do t’u planifikojmë atyre nën moshën 15 vjeçare shtesa në shumën 10 euro në muaj. Këto shtesa do të paguhen në emër të nënës”, u shpreh ai.
© KOHA.